Shërbimi elektronik "Kërkesë për vaksinim Covid-19" ju mundëson të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të kryejnë vaksinimin për Covid-19, të dërgojnë kërkesën e tyre online pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Baza ligjore:
- Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për vaksinim Covid-19";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni të dhënat tuaja dhe klikoni butonin "Dërgo";
- Ju do të njoftoheni me SMS ose do të kontaktoheni nga mjeku i familjes për datën dhe vendin e vaksinimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al