Shërbimi elektronik "Ekstrakt për të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues" u mundëson subjekteve gjenerimin e ekstraktit të detajuar mbi të gjitha të dhënat e regjistruara si dhe historikun e veprimeve të kryera në regjistrin e pronarëve përfitues. Ekstrakti gjenerohet dhe shkarkohet menjëherë online me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore.
Baza ligjore
- Ligji nr. 112/2020 "Për regjistrin e pronarëve përfitues"
- VKM nr. 1088, datë 24.12.2020 "Për përcaktimin e mënyrës dhe të procedurave të regjistrimit e publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga Autoritetet Shtetërore kompetente e nga subjektet e detyruara".
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt me NIPT në portalin e-albania;
- Zgjidhni shërbimin "Ekstrakt për të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Konfirmoni NIPT-in për të cilin kërkoni të shkarkoni ekstraktin;
- Zgjidhni nëse dëshironi ekstraktin e thjeshtë apo historik;
- Shtypni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur";
- Ekstrakti i kërkuar do t'ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht.
Ekstraktin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al