Shërbimi elektronik "Aplikim për konfirmimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues" ju mundëson subjekteve që të aplikojnë online për konfirmimin e të dhënave të pronarit përfitues të subjektit raportues, të regjistruar në regjistrin tregtar ose në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.
Baza ligjore:
- Shërbimi ofrohet në zbatim të Ligjit nr. 112/2020, “Për regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i ndryshuar;
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumenti i autorizimit, nëse aplikimi nuk kryhet nga përfaqësuesi ligjor.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për konfirmimin e të dhënave në Regjistrin e Pronarëve Përfitues";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Ndiqni hapat e aplikimit dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Nëpunësi i QKB verifikon dokumentet e aplikimit dhe merr vendimin përkatës pas shqyrtimit të aplikimit;
- Dërgimi i përgjigjes dhe vendimit përkatës subjektit aplikues nga nëpunësi i autorizuar i QKB dërgohet në adresen e e-mail si dhe te ”Hapësira ime” në portalin e-Albania.
- Nëse vendimi është miratim i konfirmimit të të dhënave të një aplikimi të mëparshëm subjekti që ka kryer aplikimin mund të gjenerojë nga portali e-Albania ekstraktin për të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.
Kujdes! Për dërgimin me sukses të aplikimit, nevojitet detyrimisht nënshkrimi elektronik i formularit të plotësuar të aplikimit nga administratori i subjektit.
Për të kryer pajisjen me nënshkrim elektronik, aplikoni përmes shërbimit: Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për qytetarët/biznesetKoha e nevojshme e marrjes së shërbimit2 ditë pune.
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.
Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al