Certifikatë vaksinimi COVID-19
Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, të gjithë qytetarët që kanë kryer një dozë, dy doza ose tre doza vaksinimi, duke zgjedhur opsionin “Certifikatë vaksinimi COVID-19” mund të gjenerojnë online certifikatën e vaksinimit për Covid-19 që njihet elektronikisht në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave respektive të secilit vend.
Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur certifikata të jetë gati për t'u shkarkuar në portalin e-Albania.
Të dhënat e vaksinimit përditësohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nëse konstatoni pasaktësi në të dhënat e dozave tuaja të vaksinimit, ju lutemi kontaktoni në adresën vaksina@shendetesia.gov.al për përditësimin e tyre.
Certifikatë shërimi COVID-19
Të gjithë qytetarët që kanë kryer një test RT-PCR dhe kanë rezultuar pozitiv, duke zgjedhur opsionin “Certifikatë shërimi COVID-19”, mund të gjenerojnë online certifikatën e shërimit për Covid-19 që njihet elektronikisht në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave respektive të secilit vend. Certifikata e shërimit fillon periudhën e vlefshmërisë në ditën e 11 duke filluar nga data e rezultatit pozitiv dhe është e vlefshme për 180 ditë.
Certifikatë testimi COVID-19
Të gjithë qytetarët që kanë kryer një test RT-PCR apo Testin e Shpejtë të Antigenit dhe kanë rezultuar negativ, duke zgjedhur opsionin “Certifikatë testimi COVID-19”, mund të gjenerojnë online certifikatën e testimit për Covid-19 që njihet elektronikisht në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave respektive të secilit vend. Certifikata e testimit është e vlefshme për 72 orë për testin RT-PCR dhe 48 orë për testin e shpejtë të antigenit.
Aktualisht, laboratorët që përditësojnë të dhënat e tyre për gjenerimin e certifikatës së shërimit dhe testimit janë:
- Instituti i Shëndetit Publik
- American Hospital
- Biocheck Diagnostic
- Clinical Cambridge Laboratories
- Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”
- Genius Lab
- German Hospital International
- Grupi Mjekësor Komuna e Parisit
- Intermedica Center
- Klinika Ortodokse e Ungjillëzimit
- Laboratori “Mario Pipero”
- Labor Dr. Limbach Heidelberg Germany
- Luar Medical Center
- Noval Diagnostic
- Pegasus Med
- Qëndra e Mjekësisë së Punës
- Salus Tirana
- Sombrero
- Spitali Continental
- Swiss Medical Center
- Unilab Tirana
Të dhënat e testimeve përditësohen nga Laboratorët respektive. Nëse konstatoni pasaktësi në të dhënat e testimeve, ju lutemi kontaktoni Laboratorin pranë të cilit keni kryer testin RT-PCR apo testin e shpejtë.
Gjenerimi i certifikatës mund të kryhet për vetë personin ose për fëmijët nën 16 vjeç nga prindërit.
Për rastet e fëmijeve nën 16 vjeç, duhet që të jenë shtetas shqiptarë në mënyrë që të mund të bëhet gjenerimi i certifikatës.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë Vaksinimi, Testimi dhe Shërimi COVID-19";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni tipin e gjenerimit të certifikatës: "Gjenerim për vete" ose "Gjenerim për pjesëtar të familjes nën 16 vjeç";
- Klikoni butonin "Shkarko dokumentin";
Certifikatën e vaksinimit, testimit dhe shërimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Për të validuar të dhënat e certifikatës së vaksinimit skanoni kodin QR nëpërmjet shërbimit elektronik CovidPassAL në aplikacionin mobile e-Albania dhe jo direkt me kamerën e pajisjes tuaj.
Nëse jeni shtetas i huaj, jo rezident në Shqipëri /
If you are a foreign citizen, non-resident in Albania:
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë Vaksinimi, Testimi dhe Shërimi COVID-19" /
Select the service "Covid-19 vaccination, test and recovery certificate";
- Klikoni butonin "Përdor" /
Click the "Use" (Përdor) button;
- Përzgjidhni: Ju jeni jo rezident /
Select: You are non resident;
- Plotësoni të dhënat tuaja dhe numrin e telefonit që keni dhënë në momentin e aplikimit të vaksinës /
Fill in your details and the phone number you provided at the time of vaccine administration and click the "Send" button;
- Vendosni kodin e marrë me sms /
Enter the code received in your phone number via sms;
- Klikoni butonin "Shkarko dokumentin" /
Click the "Download Document" button.
To validate your vaccination certificate data, scan the QR code through the electronic service CovidPassAL in the e-Albania app and not directly with your device's camera.
Certifikata e vaksinimit ka të njëjtën pamje që ka pasur deri tani, por ka ndryshuar kodi QR në përmbajtje të saj, ku tashmë është i formatuar dhe i firmosur elektronikisht sipas standardeve të vendosura nga BE së fundmi. Për këtë arsye, të gjithë ju që jeni pajisur me certifikatë vaksinimi përpara ditës së sotme (15 shtator 2021), jeni të lutur ta shkarkoni atë edhe një herë. Lehtësisht mund ta printoni ose ta ruani në celularin tuaj atë për ta paraqitur në çdo moment që ju kërkohet. / The vaccination certificate has the same appearance as it has had so far, but the QR code has changed in its content, where it is already formatted and signed electronically according to the standards set by the EU recently. For this reason, all of you who have been provided with a vaccination certificate before today (September 15, 2021), please download it once again. You can easily print it or save it on your mobile phone to display it at any time.Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al