Shërbimi elektronik "Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit" mundëson pajisjen me Certifikatë Elektronike për institucionet shtetërore në kuadër të projektit të fiskalizimit. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017, “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, si dhe nenit 19, ligjit nr.9980, “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” i ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon Certifikatat Elektronike X.509 v3.
Dokumentacioni i nevojshëm Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me certifikaten elektronike të projektit të fiskalizimit për institucionet shtetërore";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin përkatës elektronik;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Kërkesa do të dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, sektori i fushës së PKI-së dhe do të procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë;
- Certifikata Elektronike do ju dërgohet në llogarinë e biznesit në portalin qeveritar e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.
*Para se të kryeni aplikimin, lutemi të verifikoni që numri i kontaktit dhe adresa e-mailit e regjistruar në portalin qeveritar e-Albania të jenë të aksesueshme në mënyrë të sigurt nga ana juaj, pasi fjalëkalimi për të aksesuar certifikatën elektronike do ju dërgohet me mesazh nga portali qeveritar e-Albania dhe me e-mail nga adresa njoftime.pki@akshi.gov.al.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisë1 vit nga koha e gjenerimit të certifikatës
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al