Aplikimet për skemën e karburantit për bujqësinë për vitin 2023, do të kryhen nga data 20 mars 2023 deri në 11 prill 2023.
Shërbimi elektronik “Aplikim për skemën e karburantit për bujqësinë”, mundëson aplikimin online për të përfituar nga skema e karburantit për bujqësinë, për të gjithë fermerët me NIPT fermeri ose subjekteve me NIPT tregtar (persona fizike apo juridikë) me veprimtari të prodhimit bujqësor, të cilët kanë në pronësi apo në përdorim/me qera tokë bujqësore, disponojnë ferma në madhësi jo më pak 1 Ha, e përbërë nga parcela me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha secila, si dhe që punojnë tokën dhe i shërbejnë kulturave bujqësore me mjete të mekanizuara.
Nëpërmjet kësaj mbështetje, fermerët do të mund të përfitojnë mesatarisht nga 70-100 L naftë falas për çdo hektarë tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.
Baza ligjore:
- VKM nr. 125, datë 01.03.2023, "Për përcaktimin e kritereve bazë, të masës së përfitimit dhe mënyrës së përdorimit të fondit për skemën e mbështetjes me naftë për bujqësinë, për vitin 2023."
- Udhëzimi nr. 5, datë 03.03.2023, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrat e administrimit të fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillim Rural”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim negativ/pozitiv për pronësinë; |
1. Certifikatë pronësie e shoqëruar me kartelë të pasurisë dhe hartë treguese; |
2. Ekstrakt i thjeshtë (për personat fizik dhe juridik); |
2. Akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP); |
|
3. Marrëveshje dakordësie nga shumica e anëtarëve të familjes bujqësore sipas gjendjes aktuale; |
|
4. Kontratë qeraje e noterizuar për tokën bujqësore; |
|
5. Marrëveshje huapërdorje e noterizuar për tokën bujqësore |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për skemën e karburantit në bujqësi”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi parcelat bujqësorë, dhe kulturat bujqësore e mbjella dhe që do të mbillen gjatë vitit 2023;
- Ngarkoni dokumentacionin e kërkuar sipas rasteve specifike të cilat vlerësohen gjatë plotësimit të formularit;
- Pranoni kushtet për kryerjen e aplikimit dhe klikoni butonin “Dërgo”.
Pas shfaqjes së numrit të aplikimit, për të përfunduar me sukses aplikim e plotë klikoni butonin “Dërgo dokumentet dhe përfundo aplikimin”.
Kujdes: Nëse nuk klikoni në butonin: “Dërgo dokumentet dhe përfundo aplikimin” aplikimi juaj nuk do të konsiderohet i plotë.
- Pas dërgimit të aplikimit, në rubrikën "Mesazhet e mia" të profilit tuaj në e-Albania do t'ju dërgohet numri i aplikimit dhe formulari i aplikimit në rubrikën "Dokumentet e mia";
- Pas trajtimit të kërkesës dhe në varësi të vendimit që merret aplikantit i kthehet përgjigje elektronike në hapësirën e tij në e-Albania, tek “Dokumentet e mia”.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al