LinkButtonLinkButton

Aplikim për skemën e karburantit për bujqësinë

Kontaktet
Tel:  +355 42 228 318
E-mail:  info@azhbr.gov.al
Adresa:  Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për skemën e karburantit për bujqësinë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për skemën e karburantit për bujqësinë
Aplikimet për skemën e karburantit për bujqësinë për vitin 2024 kanë qenë të hapura nga data 27 mars 2024 deri në 19 prill 2024.

Shërbimi elektronik “Aplikim për skemën e karburantit për bujqësinë”, mundëson aplikimin online për të përfituar nga skema e karburantit për bujqësinë, për të gjithë fermerët me NIPT fermeri ose subjekteve me NIPT tregtar (persona fizike apo juridikë) me veprimtari të prodhimit bujqësor, të cilët kanë në pronësi apo në përdorim/me qera tokë bujqësore, disponojnë ferma në madhësi jo më pak 1 Ha, e përbërë nga parcela me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha secila, si dhe që punojnë tokën dhe i shërbejnë kulturave bujqësore me mjete të mekanizuara. Gjithashtu, aplikimi për mbështetje për naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi mund të realizohet dhe nga Grupimet e Fermerëve. Çdo Grupim Fermerësh duhet të ketë minimumi 7 (shtatë) anëtarë, përfshirë dhe përfaqësuesin e grupit. Baza ligjore: - VKM nr. 130, datë 06.03.2024 "Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2024"; - Udhëzimi nr. 6, datë 07.03.2024, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrat e administrimit të fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillim Rural”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Dokumentacioni për përdorimin e tokës bujqësore ; - Marrëveshja e Dakortësisë (për rastin e Grupimit të Fermerëve (Shkarko këtu).

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për skemën e karburantit në bujqësi”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi parcelat bujqësorë, dhe kulturat bujqësore e mbjella dhe që do të mbillen gjatë vitit 2024; - Ngarkoni dokumentacionin e kërkuar sipas rasteve specifike të cilat vlerësohen gjatë plotësimit të formularit; - Pranoni kushtet për kryerjen e aplikimit dhe klikoni butonin “Dërgo”. Pas shfaqjes së numrit të aplikimit, për të përfunduar me sukses aplikim e plotë klikoni butonin “Dërgo dokumentet dhe përfundo aplikimin”. Kujdes: Nëse nuk klikoni në butonin: “Dërgo dokumentet dhe përfundo aplikimin” aplikimi juaj nuk do të konsiderohet i plotë. - Pas dërgimit të aplikimit, në rubrikën "Mesazhet e mia" të profilit tuaj në e-Albania do t'ju dërgohet numri i aplikimit dhe formulari i aplikimit në rubrikën "Dokumentet e mia"; - Pas trajtimit të kërkesës dhe në varësi të vendimit që merret aplikantit i kthehet përgjigje elektronike në hapësirën e tij në e-Albania, tek “Dokumentet e mia”.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin