Shërbimi elektronik "Aplikim për recetë të rimbursueshme Covid-19" i jep mundësinë qytetarëve të diagnostikuar me COVID-19 që trajtohen në banesë, të aplikojnë online për të përfituar rimbursimin e barnave për trajtimin e COVID-19.
Baza ligjore:
- Ligjin nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,
- Vendimi nr. 908, datë 18.11.2020 “Për miratimin e paketës së trajtimit Anti-Covid ambulator në banesë, që do të financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.
- Ligji nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrotjen e të dhënave personale” i ndryshuar;
- VKM nr. 737 datë 5.11.2014 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore publike të kujdesit shëndetësor parësor nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor”;
- VKM nr. 307 datë 21.05.2014 “Për regjistrimin dhe identifikimin e personave të siguruar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetsor”;
Ky Vendim përcakton që personat e testuar pozitiv me Sars Cov-2 përfitojnë pa pagesë trajtimin ambulator në banesë sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Grafi me gjetjet imazherike jo normale në mushkri;
(jo e detyrueshme)
- Analizat biokimike klinike.
(jo e detyrueshme) Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për recetë të rimbursueshme Covid-19";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me informacionin e nevojshëm që kërkohet dhe dërgoni aplikimin;
- Kërkesa dërgohet për shqyrtim tek mjeku respektiv i familjes dhe ai akseson aplikimin në sistemin e-Rx;
- Ju do të njoftoheni me SMS, me email dhe tek "Mesazhet e Mia" në rubrikën "Hapësira Ime" në portalin e-Albania me kodin e recetes së përshkruar apo përgjigjen e mjekut të familjes.
- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar:
Ndrysho të dhënat e llogarisë. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit24 deri në 48 orë
Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse. Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al