LinkButtonLinkButton

Kërkesë për kalimin e pronësisë të objektit pa titull/truallit funksional/oborrit në përdorim (me procedurë të përshpejtuar)

Kontaktet
E-mail:  ankesa@ashk.gov.al
Adresa:  Rruga Dora D'Istria, Nr 21001 Tiranë Tiranë
Kërkesë për kalimin e pronësisë të objektit pa titull/truallit funksional/oborrit në përdorim (me procedurë të përshpejtuar)
Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim me procedurë të përshpejtuar për tu pajisur me dokument pronësie për objektin e ndërtuar para datës 10.8.1991, të sipërfaqes së tokës në përdorim si edhe të oborreve në përdorim, kur nuk zotërohen akte fitimi pronësie ose akti i fitimit të pronësisë është i pavlefshëm në kuptim të Kodit Civil. Kriteret të tjera bazë që duhet të plotësojë objekti janë: 1- Të jetë në posedim të subjektit. 2- Të jetë ngritur para 10.08.1991. Ndërtimi është i përfunduar, përfshirë këtu edhe ato ndërtime të cilat kanë dëmtime, shembje të pjesshme apo të cilave u ka rënë mbulesa prej vjetërsisë apo shkaqeve natyrore. 3- Të këtë funksion banimi. Përjashtimisht, nëse aktualisht ndërtimi shfrytëzohet për qëllime të tjera, ai mund të trajtohet sipas këtij vendimi vetëm nëse vërtetohet me dokumentacion ligjor ose vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore se deri në datën 10.8.1991 ka pasur funksion banimi 4- Të mos jetë objekt në pronësi shtetërore, pavarësisht nëse nuk është inventarizuar si i tillë, apo objekt i transferuar në pronësi/përdorim të njësive të vetëqeverisjes vendore. Kriteret të tjera bazë që duhet të plotësojë toka që kërkohet të trajtohet si borri në përdorim janë: 1- Të jëtë në posedim të subjektit. 2-Të jetë në pronësi shtetërore, me pronar të pavërtetuar ose për të nuk ka informacion mbi pronësinë 3-Ndërtimi i ngritur në këtë sipërfaqe toke është ndërtuar përpara datës 10.8.1991.



Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portal - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për kalimin e pronësisë të objektit pa titull/truallit funksional/oborrit në përdorim (me procedurë të përshpejtuar)” - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi pronën, shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme. - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit - Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën online përmes portalit e-Albania me një kartë debiti ose krediti - Punonjësi i ASHK -së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit. - Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë ZVRPP-se përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj. * Pas kryerjes së aplikimit ju nuk duhet të prisni shërbimin postar për kthim-përgjigjen e aplikimit të kryer, por do të mund të merrni përgjigjen me vulë dhe firmë elektronike tek "Dokumentat e Mia" në profilin tuaj në e-Albania

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
90 ditë pune

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ky shërbim është përkohësisht jashtë funksioni. Po punohet për përmirësimin e infrastrukturës së ofrimit të tij nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ju kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim. Faleminderit!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin