LinkButtonLinkButton

Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi

Kontaktet
E-mail:  ministria.brendshme@mb.gov.al
Adresa:  Blv: "Dëshmorët Kombit", Nd.1, 1001 Tiranë Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi
Shërbimi elektronik "Aplikim për saktësim të vendbanimit" u mundëson qytetarëve shqiptarë të saktësojnë adresën e tyre. Baza ligjore: - Ligji Nr. 10 129, datë 11.05.2009, "Për Gjendjen Civile", i ndryshuar, Neni 14 e vijues; - VKM Nr. 1243, datë 11.12.2003 “Për përcaktimin e dokumenteve, që duhet të paraqesin shtetasit, e të procedurave, që duhet të kryejnë zyrat e gjendjes civile, në bashki / njësi administrative dhe institucionet shtetërore të posaçme për ndryshimin e vendbanimit”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që dorëzohen nga aplikanti: - Dokumenti që vërteton pronësinë/përdorimin e banesës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për ndryshim/saktësim vendbanimi”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular lidhur me adresën e re të vendbanimit. Plotësimi i elementëve të adresës duhet të bëhet sipas formatit të adresës të cilën e gjeni tek Regjistri Kombëtar i Adresave http://adresari.mb.gov.al/map/; - Ngarkoni dokumentacionin e shoqërues të nevojshëm dhe klikoni butonin "Dërgo"; - Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. * Kujdes! Aplikimi refuzohet në rast se përditesimi i adresës nuk përkon me dokumentin që vërteton pronësinë/përdorimin e banesës, të ngarkuar nga aplikanti.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
24 orë nga momenti i aplikimit

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin