LinkButtonLinkButton

Licencë për veprimtarinë arkeologjike dhe veprimtarinë arkeologjike nënujore

Kontaktet
E-mail:  info@iktk.gov.al
Adresa:  Rruga “Aleksandër Moisiu” Nr. 76, Ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë
Licencë për veprimtarinë arkeologjike dhe veprimtarinë arkeologjike nënujore
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për veprimtarinë arkeologjike dhe veprimtarinë arkeologjike nënujore. Aplikantit i jepet mundësia të aplikojë për llojet e licencave për veprimtarinë arkeologjike dhe veprimtarinë arkeologjike nënujore: a) licenca për veprimtarinë arkeologjike dhe/ose veprimtarinë arkeologjike nënujore për individin; b) licenca për veprimtarinë arkeologjike dhe/ose veprimtarinë arkeologjike nënujore për personin fizik; c) licenca për veprimtarinë arkeologjike dhe/ose veprimtarinë arkeologjike nënujore për personin juridik. Aplikimi mund të bëhet për kategoritë e mëposhtme: a) A. Për veprimtarinë arkeologjike: i. A1. Vëzhgim arkeologjik (Survey); ii. A2. Sondazhe arkeologjike; iii. A3. Gërmim arkeologjik. b) B. Për veprimtarinë arkeologjike nënujore: i. B1. Vëzhgim arkeologjik (Survey) nënujor; ii. B2. Sondazh arkeologjik nënujor; iii. B3. Gërmim arkeologjik nënujor. Baza ligjore: - Neni 100 i Kushtetutës dhe nenet 136, pika 4, 137, pika 1, dhe 157, pikat 5 dhe 6, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”; - VKM Nr. 793, datë 7.10.2020 "Për përcaktimin e kushteve të posaçme e të kritereve të licencimit, dokumenteve shoqëruese dhe procedurave për shqyrtimin ose revokimin e licencës për veprimtarinë arkeologjike dhe veprimtarinë arkeologjike nënujore"

Dokumentacioni i nevojshëm
Klikoni këtu për dokumentacionin.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Licencë për veprimtarinë arkeologjike dhe veprimtarinë arkeologjike nënujore ”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë institucionit përgjegjës; - Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail. *Sqarim: Fotografitë e kërkuara duhet të dorëzohen dorazi pranë IKTK. Tërheqja e licencës bëhet dorazi pranë ambjenteve të IKTK.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
45 ditë pune. Ne rast shtyrje është 60 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Tarifa për Rregjistrimin e Shoqërive të Licencuara Arkeologjike - 30,000 lekë (shkarkoni faturën)
Tarifa për Licencë Individuale Arkeologu - 10,000 lekë (shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin