LinkButtonLinkButton

Licencë për veprimtari ndërhyrëse në pasuritë kulturore materiale

Kontaktet
E-mail:  info@iktk.gov.al
Adresa:  Rruga “Aleksandër Moisiu” Nr. 76, Ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë
Licencë për veprimtari ndërhyrëse në pasuritë kulturore materiale
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për licencë për veprimtari ndërhyrëse në pasuritë kulturore materiale. Aplikantit i jepet mundësia të aplikojë për projektim, zbatim, mbikëqyrje dhe kolaudim lidhur me licencën e tij. Kategoritë e licencave për veprimtarinë ndërhyrëse në pasuritë kulturore materiale janë si më poshtë: a) licencë për kryerjen e veprimtarive ndërhyrëse në pasuritë kulturore materiale, të arkitekturës/ndërtimore – (A); b) licencë për kryerjen e veprimtarive ndërhyrëse në pasuritë kulturore materiale, vepra arti – (V). Baza ligjore: - Neni 101 Ligji 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”; - VKM Nr. 792, datë 7.10.2020 "Për përcaktimin e kushteve dhe të kritereve të posaçme të licencimit, dokumenteve shoqëruese, nënkategorive të licencave, procedurave për dhënien, pezullimin ose revokimin, si dhe kuotizacionit vjetor të licencave për ndërhyrjet në pasuritë kulturore materiale"

Dokumentacioni i nevojshëm
Klikoni këtu për dokumentacionin.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Licencë për veprimtari ndërhyrëse në pasuritë kulturore materiale ”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë institucionit përgjegjës; - Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail. *Sqarim: Fotografitë e kërkuara duhet të dorëzohen dorazi pranë IKTK. Tërheqja e licencës bëhet dorazi pranë ambjenteve të IKTK.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
45 ditë pune. Ne rast shtyrje është 60 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Tarifa për Licencë për Shoqëri Ndërtimi në Restaurimin e Monumenteve të Arkitekturës - 20,000 lekë (shkarkoni faturën)
Tarifa për Licencë Profesionale Personale Restaurimi - 6,000 lekë (shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin