Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për Licencë për prodhimin e lëndëve plasëse për përdorim civil.
Në bazë të VKM Nr.469, datë 29.6.2011 “Për procedurën për dhënien e licencave të importit, eksportit dhe prodhimit të lëndëve plasëse për përdorim civil”,dhe VKM Nr. 892, date 04.11.2015, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 469, datë 29.6.2011, të këshillit të ministrave, "për procedurën për dhënien e licencave të importit, eksportit dhe prodhimit të lëndëve plasëse për përdorim civil".
Dokumentacioni i nevojshëm
| Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
| 1. Ekstraktin e plotë historik nga Qendra Kombëtare e Biznesit |
1. Dokumenti i vlerësimit të konformitetit të artikujve “lëndë plasëse”, lëshuar nga një laborator i akredituar |
| 2. Dëshmi penaliteti për administratorin e shoqërisë |
2.Mandatpagesa |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licensë prodhimi të lëndëve plasëse për përdorim civil;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit6 muaj
Periudha e vlefshmërisë8 vjet
Kostot1 000 000 lekë (
shkarkoni faturën këtu)
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al