Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për Licencë për importet e lëndëve plasëse për përdorim civil.
Në bazë të VKM Nr.469, datë 29.6.2011 “Për procedurën për dhënien e licencave të importit, eksportit dhe prodhimit të lëndëve plasëse për përdorim civil”,dhe VKM Nr. 892, date 04.11.2015, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 469, datë 29.6.2011, të këshillit të ministrave, "për procedurën për dhënien e licencave të importit, eksportit dhe prodhimit të lëndëve plasëse për përdorim civil".
Dokumentacioni i nevojshëm
| Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
| 1. Ekstraktin e plotë historik nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit |
1. Dokumentacion i origjinës së mallit me llojet dhe sasitë e lëndëve plasëse nga fabrika prodhuese |
| 2. Vërtetimin nga prokuroria, që shoqëria nuk është në procedim penal |
2. Dokumentacion me të dhënat teknike të përbërjes së lëndëve plasëse, të shoqëruara me fotografi |
| |
3. Leje për sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit |
| |
4. Kontratë e shërbimit për ruajtjen fizike dhe transportimin me të tretë, kur nuk ka licencë për këto shërbime për transportin e mallrave, nga pika doganore hyrëse deri në depot e magazinimit |
| |
5. Autorizim për magazinimin e lëndëve plasëse, ku të jetë përcaktuar specifikisht kapaciteti mbajtës për lëndët plasëse, kapsolla dhe fitila |
| |
6. Autorizim për transferimin e lëndëve plasëse |
| |
7. Leje për mbrojtjen nga zjarri dhe shpërthimi |
| |
8. Kopje e licencës së mëparshme të importit (nëse ka), faturat dhe listën e lëndëve plasëse që ka përdorur më parë, deklaratën për lëndët plasëse gjendje në depo dhe cilësinë e këtyre lëndëve |
| |
9. Dokumenti i vlerësimit të konformitetit të artikujve “lëndë plasëse”, lëshuar nga një laborator i akredituar |
| |
10. Mandat pagesa |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licensë importi të lëndëve plasëse për përdorim civil”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
Kostot10 000 lekë (
shkarkoni faturën këtu)
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al