Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për Licencë për eksportet e lëndëve plasëse për përdorim civil.
Në bazë të VKM Nr.469, datë 29.6.2011 “Për procedurën për dhënien e licencave të importit, eksportit dhe prodhimit të lëndëve plasëse për përdorim civil”,dhe VKM Nr. 892, date 04.11.2015, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 469, datë 29.6.2011, të këshillit të ministrave, "për procedurën për dhënien e licencave të importit, eksportit dhe prodhimit të lëndëve plasëse për përdorim civil".
Dokumentacioni i nevojshëm
| Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
| 1. Ekstraktin e plotë historik nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit |
1. Dokumentacion në të cilin përcaktohet origjina e mallit |
| 2. Vërtetimin nga prokuroria, që shoqëria nuk është në procedim penal |
2. Dokumentacion me listën sipas emërtimeve, me të dhënat teknike, të shoqëruara me fotografi, etiketat e përdorimit, të vendosura nga fabrika prodhuese |
| 3. Prononcim me shkrim nga ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë mbi besueshmërinë e subjektit për të kryer veprimtari me lëndët plasëse |
3. Deklaratën ose certifikatën nga përdoruesi i fundit |
| |
4. Kontratë e shërbimit për ruajtjen fizike dhe transportimin me të tretë, kur nuk ka licencë për këto shërbime për transportin e mallrave, nga depot e magazinimit deri në pikën doganore dalëse |
| |
5. Autorizim për transferimin e lëndëve plasëse |
| |
6. Kopje e kontratës së lidhur me subjektin përkatës, të shoqëruar me emërtimet, peshën bruto dhe neto |
| |
7. Kopje e licencës së importit dhe lejeve të tranzitit |
| |
8. Dokumenti i vlerësimit të konformitetit të artikujve “lëndë plasëse”, lëshuar nga një laborator i akredituar |
| |
9. Mandat pagesa |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licencë eksporti të lëndëve plasëse për përdorim civil”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
Kostot10 000 lekë (
shkarkoni faturën këtu)
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al