LinkButtonLinkButton

Aplikim për licencë për veprimtari ndërmjetësuese (brokerage) për mallrat ushtarake

Kontaktet
Tel:  +355 42 235 975
E-mail:  info_akshe@mod.gov.al
Adresa:  Blloku i Ambasadave, Rruga "Skënderbej", Pallati 4, Kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për licencë për veprimtari ndërmjetësuese (brokerage) për mallrat ushtarake
Ky shërbim i mundëson subjekteve të regjistruar nga AKSHE në fushën e tranferimit të mallrave ushtarake, aplikimin për Licencë për kryerjen e veprimtarive ndërmjetësuese. Licensa lëshohet në rastet kur subjekti ka si objektiv negocimin apo organizimin e transaksioneve për blerjen, shitjen ose furnizimin e mallrave të kontrolluara nga një vend i huaj, në cilindo vend tjetër të huaj; ose blerja, shitja apo organizimi i transferimeve të mallrave të kontrolluara që ndodhen në një vend të huaj, drejt një vendi tjetër të huaj. Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Vërtetim që aplikanti nuk është në proces gjyqësor 1. Vërtetim nga banka ku do të kryhet transferimi monetar
2. Vërtetim nga prokuroria që aplikanti nuk është në procedim penal 2. Mënyra e financimit të veprimtarisë
3. Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE
4. Mandatpagesa
5. Dokument që përcakton personin ose personat përgjegjës të cilët do të kryejë veprimtarinë e ndërmjetësimit
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si subjekt në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licencë për veprimtari ndërmjetësuese (brokerage) për mallrat ushtarake”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
45 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1 Vit

Kostot
3000 lekë (shkarkoni faturën këtu).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin