Ky shërbim i mundëson subjekteve të regjistruar nga AKSHE në fushën e tranferimit të mallrave me perdorim të dyfishtë, aplikimin për Licencë për kryerjen e veprimtarive ndërmjetësuese.
Licensa lëshohet në rastet kur subjekti ka si objektiv negocimin apo organizimin e transaksioneve për blerjen, shitjen ose furnizimin e mallrave të kontrolluara nga një vend i huaj, në cilindo vend tjetër të huaj; ose blerja, shitja apo organizimi i transferimeve të mallrave të kontrolluara që ndodhen në një vend të huaj, drejt një vendi tjetër të huaj.
Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Përmbledhje e shkurtër mbi aktivitetin tregtar të deritanishëm;
- Dokument që vërteton eksperiencën në fushën e transferimit ndërkombëtar të mallrave me përdorim të dyfishtë;
- Vërtetim nga banka ku do të kryhet transferimi monetar;
- Të dhëna mbi vendin/përdoruesin e fundit dhe qëllimin e përdorimit të fundit;
- Të dhëna mbi transportin, mjetin e transportit, transportuesin, periudhën e kohës së nevojshme për kryerjen e transportit;
- Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE;
- Mandatpagesa.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licencë për veprimtari ndërmjetësuese (brokerage) më një përdorim për mallrat me përdorim të dyfishtë”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
Kostot3000 lekë (
shkarkoni faturën këtu).
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al