Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për Licencë Individuale për Import për kryerjen e transferimeve ndërkombëtare të artikujve ne përdorim të dyfishtë.
Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, kjo licensë lëshohet nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, për lëvizjen e mallrave nga një vend i huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë, për t’u kthyer më vonë në vendin e nisjes.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Autorizim për përfaqësuesin e institucionit për ndjekjen e procedurës së licencimit
- Vërtetim nga banka ku do të kryhet transferimi monetar
- Deklaratë personale e importuesit mbi përdorimin dhe përdoruesin e fundit
- Kopje të noterizuara të kontratës apo porosisë, me afat vlefshmërie jo më pak se tre vjet
- Kopje të faturës së mallit (proforma invoice), të nënshkruar nga një përfaqësues i shoqërisë
- Dokumente që japin të dhëna për përshkrimin e mallit, kushtet e shpërndarjes, sasinë e mallit, vlerën e mallit, shtetin tranzit, vendin e destinacionit, përdoruesin e fundit dhe vendin e origjinës së mallit
- Dokumente që japin të dhëna për firmën partnere/ndërmjetës (nëse ka) mbi adresën, përfaqësuesin ligjor
- Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE
- Mandatpagesa
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licencë importi me një përdorim për mallrat me përdorim të dyfishtë”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit20 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
Kostot3000 lekë (
shkarkoni faturën këtu).
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al