LinkButtonLinkButton

Licencë eksporti me një përdorim për mallra ushtarake

Kontaktet
Tel:  +355 42 235 975
E-mail:  info_akshe@mod.gov.al
Adresa:  Blloku i Ambasadave, Rruga "Skënderbej", Pallati 4, Kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Licencë eksporti me një përdorim për mallra ushtarake
Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për Licencë Individuale për kryerjen e transferimeve të mallrave ushtarake. Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, kjo licensë lëshohet nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për lëvizjen e mallrave të kontrolluara jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, për t’u kthyer më vonë në të njëjtin territor.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Vërtetim nga përmbarimi që nuk ka detyrime ndaj personave fizikë apo juridikë, privatë apo shtetërorë 1. Autorizim për përfaqësuesin e institucionit për ndjekjen e procedurës së licencimit
2. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve, nga dega e tatim taksave 2. Vërtetim nga banka ku do të kryhet transferimi monetar
3. Vërtetim që aplikanti nuk është në proces gjyqësor 3. Kopje të noterizuara të kontratës apo porosisë, me afat vlefshmërie jo më pak se tre vjet
4. Vërtetim nga prokuroria që aplikanti nuk është në procedim penal 4. Dokumente që japin të dhëna për përshkrimin e mallit, kushtet e shpërndarjes, sasinë e mallit, vlerën e mallit, shtetin tranzit, vendin e destinacionit, përdoruesin e fundit dhe vendin e origjinës së mallit
5. Dokumente që japin të dhëna për firmën partnere/ndërmjetës (nëse ka) mbi adresën, përfaqësuesin ligjor
6. Certifikatë ndërkombëtare importi ose certifikatën e përdoruesit të fundit
7. Licencë transporti për armët, e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ose kontratën me një subjekt të licencuar për transportin e armëve
8. Deklaratë mbi transportin dhe shoqërimin e armëve
9. Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE
10. Mandatpagesa
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si subjekt në portal; - Zgjidhni shërbimin "Licencë eksporti me një përdorim për mallra ushtarake”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
45 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1 Vit

Kostot
3000 lekë (shkarkoni faturën këtu).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin