LinkButtonLinkButton

Aplikim për certifikatën e përdoruesit të fundit për mallrat ushtarake

Kontaktet
Tel:  +355 42 235 975
E-mail:  info_akshe@mod.gov.al
Adresa:  Blloku i Ambasadave, Rruga "Skënderbej", Pallati 4, Kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për certifikatën e përdoruesit të fundit për mallrat ushtarake
Ky shërbim i mundëson subjekteve të regjistruar për kryerjen e transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake, aplikimin për Certifikatën e përdoruesit të fundit për të vërtetuar qëllimin dhe përdoruesin fundor. Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” ,“Certifikata e përdoruesit të fundit” është dokumenti, në të cilin përdoruesi i fundit përcakton vendin ku do të instalohen (përdoren) mallrat e kontrolluara, qëllimin përfundimtar të përdorimit, si dhe garanton se mallrat nuk do të përdoren për ndonjë qëllim të ndryshëm nga ai i specifikuar në certifikatë, nuk do të transferohen te ndonjë subjekt tjetër në territorin e vendit të destinacionit apo nuk do të rieksportohen pa leje nga vendi eksportues. Kjo certifikatë do të konsiderohet e vlefshme kur është paraqitur pranë autoriteteve brenda 6 muajve nga data e lëshimit. Certifikata e përdoruesit të fundit në Republikës e Shqipërisë lëshohet nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, në rastet kur personat fizikë/juridikë kanë si qëllim të pajisen me licencë importi dhe kur kërkohet nga shteti eksportues.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Përmbledhje e shkurtër mbi aktivitetin tregtar të deritanishëm, e cila pasqyron aftësinë e subjektit për të ushtruar aktivitetin në fushën e transferimit të mallrave ushtarake (vetëm subjektet tregtare private); - Deklaratë personale e përdoruesit të fundit mbi përdorimin dhe përdoruesin e fundit; - Kopje të noterizuara të kontratës apo urdhër porosisë; - Kopje të faturës së mallit, (proforma invoice), të nënshkruar nga një përfaqësues i shoqërisë; - Dokumente që japin të dhëna për përshkrimin e mallit, kushtet e shpërndarjes, sasinë e mallit, vlerën e mallit, shtetin tranzit/transship, dhe vendin e origjinës së mallit; - Dokumente që japin të dhëna për firmën partnere/ndërmjetës (nëse ka) mbi adresën, përfaqësuesin ligjor, si dhe dokumente që vërtetojnë të drejtën e këtyre subjekteve për të kryer transferime ndërkombëtare të mallrave ushtarake; - Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE; - Mandat pagesa.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si subjekt në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për certifikatën e përdoruesit të fundit për mallrat ushtarake”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
6 muaj

Kostot
3000 lekë (shkarkoni faturën këtu).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin