LinkButtonLinkButton

Certifikatë ndërkombëtare importi për mallrat ushtarake

Kontaktet
Tel:  +355 42 235 975
E-mail:  info_akshe@mod.gov.al
Adresa:  Blloku i Ambasadave, Rruga "Skënderbej", Pallati 4, Kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Certifikatë ndërkombëtare importi për mallrat ushtarake
Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për Certifikatë Ndërkombëtare Importi për të vërtetuar angazhimin e subjektit për kryerjen e importit. Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, “Certifikata ndërkombëtare e importit” është një dokument, lëshuar nga autoriteti i kontrollit shtetëror të shtetit importues, që konfirmon angazhimin e importuesit për të importuar mallra në vendin e tij dhe pas importit të mos i eksportojë apo dërgojë ato në një vend tjetër, pa lejen e organit të sipërpërmendur. Kjo certifikatë do të konsiderohet e vlefshme kur është paraqitur pranë autoriteteve brenda 6 muajve nga data e lëshimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Deklaratë personale e përdoruesit të fundit mbi përdorimin dhe përdoruesin e fundit; - Kopje të noterizuara të kontratës apo urdhër porosisë; - Kopje të faturës së mallit, (proforma invoice), të nënshkruar nga një përfaqësues i shoqërisë; - Dokumente që japin të dhëna për përshkrimin e mallit, kushtet e shpërndarjes, sasinë e mallit, vlerën e mallit, shtetin tranzit/transship, dhe vendin e origjinës së mallit; - Dokumente që japin të dhëna për firmën partnere/ndërmjetës (nëse ka) mbi adresën, përfaqësuesin ligjor, si dhe dokumente që vërtetojnë të drejtën e këtyre subjekteve për të kryer transferime ndërkombëtare të mallrave me përdorim të dyfishtë; - Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE; - Mandat pagesa.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si subjekt në portal; - Zgjidhni shërbimin "Certifikatë ndërkombëtare importi për mallrat ushtarake”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
6 muaj

Kostot
3000 lekë (shkarkoni faturën këtu).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin