Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për Certifikatën e mbërritjes së mallit në destinacion, I cili është dokument ku vërtetohet që subjekti ka marrë mallrat sipas specifikimeve në licensën e importit.
Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, “Certifikata e mbërritjes së mallit në destinacion” është dokumenti i lëshuar nga autoriteti i kontrollit shtetëror të shtetit importues dhe konfirmon që marrësi i synuar i mallrave i ka marrë në sasinë dhe llojin e specifikuar në licencë. Kjo certifikatë do të konsiderohet e vlefshme kur është paraqitur pranë autoriteteve brenda 6 muajve nga data e lëshimit.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Deklaratë personale e përdoruesit të fundit mbi përdorimin dhe përdoruesin e fundit, vendin ku malli do të magazinohet;
- Deklarata doganore mbi importimin e mallit;
- Kopje të noterizuara të kontratës apo urdhër porosisë;
- Dokumente që japin të dhëna për përshkrimin e mallit, kushtet e shpërndarjes, sasinë e mallit, vlerën e mallit, vendin e origjinës së mallit;
- Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE;
- Mandatpagesa;
- Përmbledhje e shkurtër mbi aktivitetin tregtar të deritanishëm, e cila pasqyron aftësinë e subjektit për të ushtruar aktivitetin në fushën e transferimit të mallrave ushtarake (vetëm subjektet tregtare private).
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për certifikatën e shpërndarjes së mallit për mallra ushtarake”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit15 ditë
Periudha e vlefshmërisë6 muaj
Kostot3000 lekë (
shkarkoni faturën këtu).
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al