Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për autorizim për kryerjen e transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake. Ky autorizim lëshohet në rastet e transportit tokësor, detar, ajror dhe/ose transporti i kombinuar i mallrave të kontrolluara, në kuptim të Kodit Doganor të Shqipërisë, që hyjnë dhe kalojnë përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, me destinacion një vend jashtë Shqipërisë dhe pa ndërruar pronësinë e mallrave.
Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Kopje e Kontratës së shërbimit të transportit;
- Liçensë eksporti ose një dokument tjetër i vlefshëm lëshuar nga autoriteti kompetent i vendit eksportues;
- Liçensë importi ose dokument tjetër i vlefshëm lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit pritës, tranzitit (nëse ka), Certifikatën e përdoruesit të fundit ose Certifikatën ndërkombëtare të importit;
- Të dhëna mbi emërtimin, sasinë dhe mënyrën e ambalazhimit të mallrave që janë objekt tranziti;
- Autorizim nga vendi i huaj;
- Fatura e mallit;
- Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE;
- Mandat pagesa.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licencë individuale për tranzit ndërkombëtar të mallrave ushtarake”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit15 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
Kostot3000 lekë (
shkarkoni faturën këtu).
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al