LinkButtonLinkButton

Aplikim për licencë individuale për transship ndërkombëtar të mallrave ushtarake

Kontaktet
Tel:  +355 42 235 975
E-mail:  info_akshe@mod.gov.al
Adresa:  Blloku i Ambasadave, Rruga "Skënderbej", Pallati 4, Kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për licencë individuale për transship ndërkombëtar të mallrave ushtarake
Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për autorizim për kryerjen e transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake. Ky autorizim lëshohet në rastet e transferimit/transbordimit të ngarkesës nga një mjet transporti te një tjetër për tranzit të mëtejshëm për të përfunduar udhëtimin dhe për ta transportuar ngarkesën në destinacionin e fundit të saj, pa ndryshuar pronësinë e mallrave. Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Kopje e Kontratës së shërbimit të transportit; - Liçensë eksporti ose një dokument tjetër i vlefshëm lëshuar nga autoriteti kompetent i vendit eksportues; - Liçensë importi ose dokument tjetër i vlefshëm lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit pritës, tranzitit (nëse ka), Certifikatën e përdoruesit të fundit ose Certifikatën ndërkombëtare të importit; - Të dhëna mbi emërtimin, sasinë dhe mënyrën e ambalazhimit të mallrave që janë objekt tranziti; - Fatura e malli; - Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE; - Mandat pagesa.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si subjekt në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licencë individuale për transship ndërkombëtar të mallrave ushtarake”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
3000 lekë (shkarkoni faturën këtu).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin