Ky shërbim i mundëson subjekteve aplikimin për autorizim për mallrat të cilat nuk janë të përfshira në listat e kontrollit dhe të cilat mund të perdoren për qëllime të jashtëligjshme. Ky autorizim lëshohet për mallrat të cilat nuk janë të përfshira në listat e kontrolluara, për prodhimin, montimin, testimin, riparimin, trajtimin, shërbimin teknik, modifikimin, përmirësimin, funksionimin, drejtimin, menaxhimin, magazinimin, ekspozimin, identifikimin apo përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe mjetet e përhapjes së tyre
Në zbatim të Ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Autorizim për përfaqësuesin e institucionit për ndjekjen e procedurës së licencimit;
- Vërtetim nga banka ku do të kryhet transferimi monetar;
- Deklaratë personale e importuesit mbi përdorimin dhe përdoruesin e fundit;
- Kopje të noterizuara të kontratës apo porosisë, me afat vlefshmërie jo më pak se tre vjet;
- Kopje të faturës së mallit (proforma invoice), të nënshkruar nga një përfaqësues i shoqërisë;
- Dokumente që japin të dhëna për përshkrimin e mallit, kushtet e shpërndarjes, sasinë e mallit, vlerën e mallit, shtetin tranzit, vendin e destinacionit, përdoruesin e fundit dhe vendin e origjinës së mallit;
- Dokumente që japin të dhëna për firmën partnere/ndërmjetës (nëse ka) mbi adresën, përfaqësuesin ligjor;
- Dokumente të tjera të vlefshme që do të konsiderohen si të tilla nga AKSHE;
- Mandatpagesa.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si subjekt në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për autorizim për mallrat që nuk përfshihen në listën e miratuar për kontroll (catch all)”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institcionit proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
Kostot3000 lekë (
shkarkoni faturën këtu)
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al