Shërbimi elektronik "Të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël nga aksidente në punë dhe sëmundje profesionale" i mundëson qytetarëve të kryejnë online aplikimin për të përfituar të ardhura në rast paaftësie të përhershme si rrjedhojë e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve që shkaktohen për shkak të vendit të punës.
Në rast të dhëniës së raportit mjekësor me nënshkrim elektronikisht nga mjeku nuk është e nevojshme dërgimi me postë, por vetëm ngarkohet në portalin e-Albania.
Baza ligjore:
- Neni 35; 36; 38; 39, i Kreut të III-të, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar;
- Udhëzimi nr. 2, datë 05.10.2005, i ISSH-së, "Për llogaritjen dhe indeksimin e bazës së vlerësuar dhe pagës neto për efekt pensioni";
- Rregullore nr. 1, datë 19.10.2009, i ISSH-së, "Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve".
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Listë pagesa e përfitimeve afatshkurtra
|
1. Raport mjekësor (i shkarkuar me nënshkrim elektronik) |
2. Vërtetim për bazën e vlerësuar |
2. Proces Verbal i Aksidentit në Punë |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes me NIPT në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël nga aksidente në punë dhe sëmundje profesionale”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar dhe lajmëron aplikantin rreth vendimit të marrë për aplikimin e tij.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 - 60 ditë
Periudha e vlefshmërisëDeri në moshën e pensionit të pleqërisë
KostotPa kosto
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al