Ky shërbim i mundëson qytetarëve aplikimin online për të ardhura në rast paaftësie të përkohëshme nga aksident në punë dhe sëmundje profesionale. Gjatë periudhës së aksidentit dhe sëmundjes profesionale i punësuari merr të ardhura në masën 100% të pagës neto të gjashtë muajve të fundit.
Në rast të dhëniës së raportit mjekësor me nënshkrim elektronik nga mjeku nuk është e nevojshme dërgimi me postë, por vetëm ngarkohet në portalin e-Albania.
Baza ligjore:
- Kreu i IV, Nenet 43; 44; 45; 46; 47; 48; 49; 50; 51; 52, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
- VKM nr. 788, datë 14.12.2005, "Për përcaktimin e aksidentit në punë ose për shkak të punës"
- VKM nr. 396, datë 28.06.2007, "Për përcaktimin e sëmundjeve profesionale"
- Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004, "Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtra"
- Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993, "Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohëshme në punë" Udhëzimi nr. 1, i ISSH-së, datë 24.09.1993, "Për kriteret e caktimit të aftësisë për punë të invalidëve nga aksidentet në punë".
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Listë pagesa e përfitimeve afatshkurtra; |
1. Raport mjekësor (i shkarkuar me nënshkrim elektronik) |
2. Vërtetim për bazën e vlerësuar; |
2. Proces Verbal i Aksidentit në Punë; |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes me NIPT në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Të ardhura për paaftësi të përkohëshme nga aksidenti në punë dhe sëmundje profesionale”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar dhe lajmëron aplikantin rreth vendimit të marre për aplikimin e tij.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit nga momenti i lindjes së të drejtës së përfitimit
KostotPa kosto
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al