Shërbimi elektronik "Të ardhura për paaftësi të përkohëshme nga sëmundje të përgjithshme" i mundëson qytetarëve të kryejnë online aplikimin për të përfituar të ardhura në rast paaftësie të përkohëshme nga sëmundje të përgjithshme. Gjatë periudhës së sëmundjes, i punësuari merr të ardhura në masën 100% të pagës neto të gjashtë muajve të fundit.
Në rast të dhëniës së raportit mjekësor me nënshkrim elektronik nga mjeku nuk është e nevojshme dërgimi me postë, por vetëm ngarkohet në portalin e-Albania.
Baza ligjore:
- Kreu i IV, Nenet 43; 44; 45; 46; 47; 48; 49; 50; 51; 52, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar;
- Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004, "Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtra";
- Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993, "Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohëshme në punë".
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Listë pagesa e përfitimeve afatshkurtra; |
1. Fotokopje e librezës së punës, e njësuar me origjinalin (ose vertetim vjetersie nga subjekti); |
2. Vërtetim për bazën e vlerësuar; |
2. Raport mjekësor (i shkarkuar me nënshkrim elektronik); |
|
3. Raporti mjekësor i paguar nga punëdhënësi; |
|
4. Raport mjeko-ligjor që është i aftë për punë nëse ka 3 muaj ose më pak periudhë sigurimi (kerkohet ne varesi te diagnozes); |
|
5. Kontrata individuale e punësimit nëse ka 3 muaj ose më pak periudhë sigurimi)(kerkohet ne varesi te diagnozes); |
|
6. Vërtetim për vjetërsinë në punë; |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes me NIPT në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Të ardhura për paaftësi të përkohëshme nga sëmundje të përgjithshme”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar dhe lajmëron aplikantin rreth vendimit të marrë për aplikimin e tij.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit60 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit nga momenti i lindjes së të drejtës së përfitimit
KostotPa kosto
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al