LinkButtonLinkButton

Ankimi në komisionin rajonal të ankimimit

Kontaktet
E-mail:  kontakt@issh.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit Nr. 83 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Ankimi në komisionin rajonal të ankimimit
Ky shërbim i mundëson qytetarëve aplikimin online për ankesë në Komisionin Rajonal të Ankimimit.
Aplikanti duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: - Të ketë kushtet për përfitim; - Të ketë bere një aplikim për përfitim nga Ligji 7703;
Baza ligjore Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portal; - Zgjidhni shërbimin "Ankimi në komisionin rajonal të ankimimit”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar dhe lajmëron aplikantin rreth vendimit të marrë për aplikimin e tij.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
90 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin