Shërbimi elektronik "Ankimi në komisionin qendror të ankimimit" i mundëson qytetarëve të kryejnë online aplikimin për ankimim në komisionin qendror të ankimimit.
Aplikanti duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
- Të ketë kushtet për përfitim;
- Të ketë një vendim KRA (Komisionit Rajonal të Ankimimit).
Baza ligjore
Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Ankimi në komisionin qendror të ankimimit”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar dhe lajmëron aplikantin rreth vendimit të marrë për aplikimin e tij.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit90 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al