Shërbimi elektronik "Të ardhurat për kompensim për sëmundje kur ndryshon vendi i punës" i mundëson qytetarëve të kryejnë online aplikimin për të përfituar të ardhura kur u ndryshon vendi i punës ose ulet orari i punës dhe paga është më e ulët se paga e mëparshme.
Në rast të dhëniës së raportit mjekësor me nënshkrim elektronik nga mjeku nuk është e nevojshme dërgimi me postë, por vetëm ngarkohet në portalin e-Albania.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Listë pagesa e përfitimeve afatshkurtra
|
1. Raport mjekësor (i shkarkuar me nënshkrim elektronik) |
|
2. Vërtetimet e të ardhurave nga qendra e punës para dhe pas ndryshimit të vendit të punës |
|
3. Vërtetim për bazën e vlerësuar |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes me NIPT në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Të ardhurat për kompensim për sëmundje kur ndryshon vendi i punës”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar dhe lajmëron aplikantin rreth vendimit të marrë për aplikimin e tij.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit nga momenti i lindjes së të drejtës së përfitimit
KostotPa kosto
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al