Shërbimi elektronik "Ankimi në komisionin epror të caktimit të aftësisë për punë" i mundëson qytetarëve të kryejnë online aplikimin për ankimim në komisionin epror të caktimit të aftësisë për punë.
Aplikanti duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
- Të mos jetë i/e aftë për punë;
- Të ketë aplikuar më parë për pension invaliditeti.
Baza ligjore:
Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në VKM nr. VKM nr. 505/2015.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Ankimi në komisionin epror të caktimit të aftësisë për punë”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar dhe lajmëron aplikantin rreth vendimit të marrë për aplikimin e tij.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit90 ditë
Periudha e vlefshmërisëSipas rregullores së përfitimeve
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al