Ky shërbim i mundëson qytetarëve të aplikojnë online per përfitimin e vlerës së shpërblimit të miratuar me VKM përkatëse për pasuritë të cilat janë zënë me ndërtime informale. Nga ana e inspektorëve përkatës do të shqyrtohen aplikimet, kërkesat për kompensimin e pasurive, pronë private të zëna me ndërtime informale.
Baza ligjore:
- VKM Nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e proçedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dëshmia e trashëgimisë për qytetarët përfitues;
- Prokurë e posacme ku si tagër i nevojshëm të jetë e drejta për të tërhequr vlerën financiare;
- Vërtetim bankar i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë;
- Mandat pagesë (
Shkarkoni faturën këtu)
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale (ALUIZNI)”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit90 ditë pune
KostotKosto e aplikimit 2000 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al