Shërbimi elektronik “Aplikim për kompensim në ankand” u mundëson të gjithë qytetarëve që kanë një vendim përfundimtar,i cili ka njohur të drejtën për kompensim pavarësisht rendit kronologjik, kanë të drejtën të marrin kompensim me ankand.
Nëse ky vendim nuk është i vlerësuar financiarisht, ATP-ja procedon me vlerësim financiar të tij.
Baza ligjore:
- Ligji 133/2015 për Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave";
- Ligji 9874 dt.14.02.2008 për Ankandin publik, i ndryshuar me ligjin Nr.12/2017 për disa shtesa në ligjin 9874 dt.14.02.2008;
- VKM Nr. 223 për Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar dhe fizik për kompensimin e pronave";
- VKM Nr.221 për Mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Trajtimit Pronave".
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Konfirmimin nga ASHK përkatëse mbi gjëndjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes |
1. Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar ose jo në rrugë gjyqësore si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në procese gjyqësore,me objekt ankimimin e vendimit për të cilin aplikojnë. |
|
2. Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ndarjes së tokës bujqësore. |
|
3. Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve |
|
4. Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashegimtarët e ligjshëm ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre |
|
5. Vërtetim për numrin e llogarive bankare |
|
6. Mandat pagesa (Shkarkoni faturën këtu) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për kompensim në ankand”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitNë varësi të aplikimit
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot2000 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al