Ky shërbim i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për të përfituar vetëm kompensim financiar në masën 20%, 30% ose 40% të vlerësimit të vendimit, që u ka njohur të drejtën për kompensim të pronës, dhe njëkohësisht duke hequr dorë nga pjesa tjetër e këtij vlerësimi. Qytetarët, që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, mund të përfitojnë nga fondi përkatës, si më poshtë:
a) kur qytetari kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere;
b) kur qytetari kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vitesh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere;
c) kur qytetari kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vitesh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.
Nga ana e inspektorëve përkatës do të shqyrtohen aplikimet/kërkesat e subjekteve per nje nga format e zgjedhura prej tyre te kompensimit financiar me kerkese te vecante .
Baza ligjore:
- Ligjin nr.133/2015 dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të proçedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore si dhe nëse këto subjekte kanë qënë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimimin e vendimit për të cilin aplikojnë
- Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ndarjes së tokës bujqësore, si dhe nëse kanë përfituar kompensim fizik për vendimin për të cilin po aplikon
- Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtareve
- Prokurë e nënshkruar nga te gjithë trashëgimtaret e ligjshëm ku si tagër i nevojshëm te jete e drejta për te tërhequr vlerën financiare ne emër te tyre, si dhe e drejta për të aplikuar për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për 20%, 30% ose 40% të vlerës financiare, duke hequr dorë nga pjesa tjetër
- Konfirmimin nga ASHK përkatëse mbi gjëndjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes
- Vërtetim për numrin e llogarisë bankare
- Mandat pagesë (
Shkarkoni faturën këtu)
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për kompensimin e pronave me kërkesë të veçantë”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit180 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëDeri ne perfundimin e procedures se shqyrtimit administrativ te aplikimit/dokumentacionit te paraqitur, dhe marrjes se nje vendimi nga ATP.
KostotKosto e aplikimit 2000 lekë, sipas mandat pagesës përkatëse.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al