LinkButtonLinkButton

Aplikim për kompensim financiar dhe fizik

Kontaktet
Tel:  +355 42 256 642
E-mail:  info.atp@atp.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhamet Gjollesha", Nr.54 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Aplikim për kompensim financiar dhe fizik
Ky shërbim i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për kompensim financiar dhe fizik. Nga ana e inspektorëve përkatës do të shqyrtohen aplikimet, kërkesat me objekt realizimin e së drejtës së kompensimit për vendimet e vlerësuara. Baza ligjore: - VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të proçedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore si dhe nëse këto subjekte kanë qënë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset, për të cilët ata aplikojnë për kompensim, janë kundërshtuar apo jo gjyqësisht nga ana e tyre, si dhe nëse këta subjekte kanë qenë të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë; - Deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ligjit për ndarjen e tokës bujqësore si dhe nëse kanë përfituar kompensim fizik për vendimin me të cilin aplikojnë; - Dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve; - Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre; - Konfirmimin nga ASHK përkatëse mbi gjëndjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes; - Vërtetim për numrin e llogarisë bankare; - Mandat pagesë (Shkarkoni faturën këtu)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për kompensim financiar dhe fizik”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
180 ditë pune

Kostot
Kosto e aplikimit 2000 lekë, sipas mandat pagesës përkatëse.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin