LinkButtonLinkButton

Aplikim për lëshim kopje dokumentacioni

Kontaktet
Tel:  +355 42 256 642
E-mail:  info.atp@atp.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhamet Gjollesha", Nr.54 Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Aplikim për lëshim kopje dokumentacioni
Ky shërbim i mundëson qytetarëve të aplikojnë për kopje dokumentacioni (dosje, vendimi etj.) për rastet kur aplikanti mund të provojë interesin e ligjshëm nëpërmjet dokumentacionit original apo të njehsuar me origjinalin. Baza ligjore: - Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” të Republikës së Shqipërisë.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Prokurë përfaqësimi; - Dëshmi trashëgimie; - Çdo dokument tjetër të nevojshëm për të provuar interesin e ligjshëm; - Mandat pagesa.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për lëshim kopje dokumentacioni”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
10 ditë

Kostot
Lëshimi i kopjes së dokumentacionit bëhet kundrejt pagesës, mbështetur në pikën 5 të Nenit 45 të ligjit Nr.44/2015“Kodi i Procedurave Administrative” të Republikës së Shqipërisë, sipas rastit.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin