Ky shërbim mundëson aplikimin për konfirmimin e financimit për projektet e miratuara nga Këshilli i Miratimit të Projekteve, i cili nevojitet për sigurimin e bashkëprodhimeve për realizimin e projekteve filmike.
Kryerja e këtij shërbimi është detyrë ligjore e përcaktuar në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë nr. 155 Prot., datë 24.04.2020, si dhe ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëmNuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për konfirmim financimesh për projektet e miratuara”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Specialistët përkatës do të bëjnë shqyrtimin e aplikimit. Aplikanti do të njoftohet nëpërmjet adresës së tij të e-mail dhe në rubrikën "Dokumentet e mia" rreth miratimit apo refuzimit të kërkesës.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit5 - 48 orë
Periudha e vlefshmërisë1 vit kalendarik
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al