LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me leje qarkullimi filmat që shfaqen në territorin e RSH

Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për pajisje me leje qarkullimi filmat që shfaqen në territorin e RSH
Ky shërbim u mundëson të gjithë personave juridikë dhe fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e shpërndarjes së filmave., të aplikojnë për pajisje me leje qarkullimi për filmat që shfaqen në terrritorin e RSH. Komisioni i Vizionimit pajis me leje për qarkullim veprat filmike të krijuara brenda territorit të Shqipërisë ose të importuara nga jashtë. Distributori që dëshiron të marrë liçensën e qarkullimit duhet të paraqesë kopjen e filmit në format elektronik. Kopja e filmit duhet të jetë e njëjtë në gjatësi dhe cilësi me kopjen që do të qarkullojë. Për pajisjen me Leje qarkullimi, distributori është i detyruar të përgatisë për qarkullim filmin të dubluar ose të subtitruar në gjuhën shqipe. Baza ligjore: - Neni 4, pika 9, i ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Mandat pagesa; (Shkarkoni faturën këtu) - Link-u i filmit në formë elektronike.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me leje qarkullimi filmat që shfaqen në territorin e RSH”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Specialistët përkatës do të bëjnë shqyrtimin e aplikimit. Aplikanti do të njoftohet nëpërmjet adresës së tij e-mail dhe në rubrikën "Dokumentet e mia" rreth miratimit apo refuzimit të kërkesës.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
2000 Lekë/film

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin