Ky shërbim u mundëson të gjithë personave juridikë dhe fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e shpërndarjes së filmave, të bëjnë regjistrimin vjetor të Distributorit/Difuzorit.
Distributor/Difuzor është personi fizik ose juridik apo një grup personash fizikë a juridikë, apo një ndërthurje e tyre, vendas ose të huaj, që realizon për qëllime përfitimi ekonomik tregtimin ose shpërndarjen e veprës filmike. Qendra Kombëtare e Kinematografisë kryen regjistrimin vjetor të subjekteve juridikë dhe fizikë të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e shpërndarjes së filmave.
Baza ligjore:
- Neni 4, pika 8, Ligji nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore |
1. Mandat pagesa (Shkarkoni faturën këtu)
|
2. Ekstrakt i thjeshtë i biznesit i lëshuar nga QKB |
2. ID e administratorit |
3. Licencë për ushtrimin e aktivitetit, të lëshuar nga AMA |
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrimin vjetor të distributorëve/difuzorëve ”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Specialistët përkatës do të bëjnë shqyrtimin e aplikimit. Aplikanti do të njoftohet nëpërmjet adresës së tij e-mail dhe në rubrikën "Dokumentet e mia" rreth miratimit apo refuzimit të kërkesës.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit2 ditë
Periudha e vlefshmërisë1 vit kalendarik
Kostot30,000 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al