Ky shërbim u mundëson të gjithë personave juridikë dhe fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e prodhimit dhe të shpërndarjes së filmave, të bëjnë regjistrimin vjetor të Producentit. Producent i një vepre filmike është një person ose grup personash fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, që organizon e mbështet ekonomikisht dhe merr përgjegjësinë për realizimin e veprës filmike me ose pa fond buxhetor. Ai gëzon të drejtën e shfrytëzimit ekonomik mbi veprën filmike të realizuar. Qendra Kombëtare e Kinematografisë kryen regjistrimin vjetor të subjekteve juridikë dhe fizikë të cilët ushtrojnë veprimtari në fushën e prodhimit dhe të shpërndarjes së filmave.
Baza ligjore:
- Baza ligjore: Neni 4, pika 7, Ligji nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar
Dokumentacioni i nevojshëm
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrimin vjetor të producentëve”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Specialistët përkatës do të bëjnë shqyrtimin e aplikimit. Aplikani do të njoftohet nëpërmjet adresës së tij e-mail dhe në rubrikën "Dokumentet e mia" rreth miratimit apo refuzimit të kërkesës.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit2 dite
Periudha e vlefshmërisë1 vit kalendarik
KostotPerson fizik 5000 lekë
Person juridik 10,000 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al