Ky shërbim u mundëson kineastëve që prodhojnë një vepër filmike me fondet e përfituara nga aplikimet në Qendrën Kombëtare Kinematografike ose që duan ta depozitojnë veprën e tyre të pavarur në mënyrë vullnetare. Depozitimi i veprës së re filmike në fondin arkivor të AQSHF-së është detyrim ligjor për kineastët që përfitojnë financime nga projektet fituese të Qendrës Kombëtare Kinematografike. Ky shërbim, i ofrohet gjithashtu, kienasëve që kanë prodhuar një vepër të pavarur, jo të financuar nga shteti por që duan ta depozitojnë në fondin arkivor të AQSHF-së me vullnetin e tyre të lirë.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 8096, datë 21.3.1996 “Për Kinematografinë” i ndryshuar me ligjin nr. 9353, datë 3.3.2005 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8096, datë 21.3.1996, “Për Kinematografinë”.;
- Statuti i AQSHF-së.;
- Rregullorja e Brendshme e AQSHF-së.
Dokumentacioni i nevojshëmNuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për depozitim të veprës filmike në fondin arkivor”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni butonin "Dërgo";
- Aplikimi kalon për shqyrtim pranë institucionit përkatës;
- Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet aplikimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al