Ky shërbim mundëson aplikimin online për pajisjen me vërtetim mbi periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë për efekt të përfitimit të pensionit të plotë të pleqërisë.
Mbështetur në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Libreza e punës (ose fotokopje e librezës së punës);
- Kërkesa për pajisje me vërtetim.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me vërtetim për përiudhën e shërbimit në funksion apo detyrë në aparatin e Ministrinë e Kulturës”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë;
- Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti pajiset me vërtetimin përkatës nëpërmjet adresës së e-mail ose në hapësirën "Dokumentet e mia" në portal. Në të kundërt refuzohet aplikimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al