LinkButtonLinkButton

Aplikim për filmime dhe fotografime të pasurive kulturore

Kontaktet
E-mail:  INFO@MEKI.GOV.AL
Adresa:  BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”, NR.3, TIRANË Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për filmime dhe fotografime të pasurive kulturore
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për filmime dhe fotografime të pasurive kulturore
Ky shërbim mundëson aplikimin online për pajisjen me filmime dhe fotografime të pasurive kulturore dhe objekteve muzeore. Neni 101 ligji 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Vërtetim regjistrim biznesi nga QKB ose vendimin e regjistrimit në gjykatë 1. Formulari i kërkesës i plotësuar
2. Marrje mendim / miratim paraprakisht sipas rastit nga IKTK, DRTK, ZAKPA dhe Muze 2. Në rast se aktiviteti zhvillohet në bashkëpunim me institucione apo palë të treta, kërkesa të shoqërohet me dokumentacion që vërteton këtë bashkëpunim (akt-marrëveshje, kontrata, etj. sipas rastit)
3. Vërtetim i regjistrimit të pasurive kulturore në IKRTK 3. Autorizim për përfaqësuesin
4. Deklarata sipas rastit nga IKTK, DRTK, ZAKPA dhe Muze që garanton monitorimin e filmimeve/fotografimeve gjatë gjithë periudhës kohore të kërkuar, si dhe garanton moscënimin e vlerave të pasurisë/pasurive kulturore 4. Qëllimi për të cilin kërkohet leje për filmime dhe fotografime të pasurive kulturore; -Përshkrim i përmbledhur i qëllimit të kërkesës; -Pajisjet dhe teknika që do të përdoren për filmim/fotografim; - Afatet kohore që do të kryhen filmimet/fotografimet
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për filmime dhe fotografime të pasurive kulturore”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë; - Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet aplikimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia". Sqarim: Në varësi të specifikës së kërkesës Ministria e kulturës rezervon të drejtën për të kërkuar informacione shtesë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Në bazë të dispozitave të urdhrit të Ministrit

Kostot
Në bazë të kontratës

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin