Ky shërbim mundëson pajisje me leje për zhvillimin e aktivitetit kulturor në sallën “Tefta Tashko”. Mbështetur në Rregulloren e Organizimit dhe Funksionimit të Brendshëm për Ministrinë e Kulturës:
- Të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën e tyre për aktivitetin që duan të zhvillojnë, kohëzgjatjen e aktivitetit si dhe marrjen e masave për rikthimin e sallës në gjendjen e mëparshme.
Do të lejohen të kryhen aktivitete që janë brenda fushës së përgjegjësisë së Ministrisë, në fushat e Artit, Trashëgimisë, Kinematografisë, Librit.
Të interesuarit do të pajisen me vërtetim për lejim të zhvillimit të aktivitetit kulturor.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës:
- Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit (për subjektet)
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për miratim leje për zhvillim aktivitetesh kulturore në sallën “Tefta Tashko”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë;
- Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti pajiset me vërtetimin përkatës. Në të kundërt refuzohet aplikimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit2 javë
Periudha e vlefshmërisë14 ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al