Ky shërbim mundëson Pajisjen me vërtetim mbi pagën referuese, dhe mbi periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë.
Mbështetur në ligjin nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” të interesuarit pajisen me:
- Vërtetim page referuese për efekt të përfitimit shtetëror suplementar.
- Vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë për efekt të përfitimit shtetëror suplementar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim page referuese për efekt të përfitimit shtetëror suplementar |
1. Libreza e punës (ose fotokopje e librezës së punës) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pensionet shtetërore suplementare të personave që kanë kryer funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit pranë Ministrisë së Kulturës”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë;
- Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikantit i dërgohet dokumenti elektronikisht në adresën e e-mail dhe në hapësirën "Dokumentet e mia" në llogarinë e tij në portal. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit2 javë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al