LinkButtonLinkButton

Aplikim për pensionet e veçanta

Kontaktet
E-mail:  INFO@MEKI.GOV.AL
Adresa:  BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”, NR.3, TIRANË Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për pensionet e veçanta
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për pensionet e veçanta
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për pension të posaçem nga personalitete të shquara të fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë. Komisioni i ngritur për këtë qëllim me Urdhër Ministri të Kulturës, nr.466, date 05.08.2019, pasi shqyrton të gjitha kërkesat e ardhura në një periudhë kohore jo më shumë se 3 muaj, miraton ose jo dërgimin pranë Komisionit shqyrtues në Kryeministri.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Vërtetim i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për datën e daljes në pension dhe masën e pensionit të përfituar 1. Kërkesë drejtuar Ministrit të Kulturës
2. Çertifikatë personale 2. Kërkesë drejtuar Kryeministrit
3. Dekorata, medalje, vlerësime të perfituara gjatë aktivitetit artistik
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pensionet e veçanta”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë; - Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Maksimumi 3 muaj (në varësi të kërkesave)

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin