LinkButtonLinkButton

Aplikim për projekte të brendshme me financim në Ministrinë e Kulturës

Kontaktet
E-mail:  INFO@MEKI.GOV.AL
Adresa:  BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”, NR.3, TIRANË Tiranë

Video udhëzuese
Projektet e brendshme/Kërkesa për financim
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për projekte të brendshme me financim në Ministrinë e Kulturës
Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për mbështetje financiare me fonde publike të projekt ideve në fushën e artit, kulturës, trashëgimisë. Projekt idete e individeve artiste, shoqatave apo organizatave te fushes shqyrtohen nga kolegjiume të ngritura rast pas rasti dhe miratohen/ose jo. Aktivitetet ndiqen dhe monitorohen deri në përfundim nga specialistët e Ministrisë së Kulturës. Pas nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Kulturës, lëvrohen 60% të shumës dhe në perfundim të projektit, pas dorëzimit të faturave financiare dhe raportimeve narrative dhe financiare lëvrohet dhe 40 % i shumës së mbetur. Bazuar në pikën 4, Neni 102 te Kushtetutes; Ligji 10352, 2010 “Per artin dhe kulturen”, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
Dokumentet e kërkuara për Individët Dokumentet e kërkuara për Individët
1. Dokumentacioni financiar i detajuar
2. Vërtetim bankar
Dokumentet e Kërkuara për subjektet Dokumentet e Kërkuara për subjektet
1. Kopje e dokumentit të regjistrimit në organin tatimor (NIPT) 1. Kopje e Statutit/Vendimit të Gjykatës të organizatës (varianti më i fundit)
2. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave që organizata nuk ka detyrime të pashlyera për sa i përket kontributeve për sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe tatim-taksat 2. Dokumentacioni financiar i detajuar
3. Vërtetim bankar
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për projekte të brendshme me financim në Ministrinë e Kulturës”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë; - Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
1 vit kalendarik

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin