Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve artistike e kulturore në ambientet e pasurive kulturore apo zonat e mbrojtura si pasuri kulturore.
Bazuar në Nenin 100 ligji 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim regjistrim biznesi nga QKB ose vendimin e regjistrimit në gjykatë (për subjektet) |
1. ID dhe Curiculum Vitae për individ dhe në rast se, kërkuesi nuk është individ, kërkohet C.V. e veprimtarisë së organizatës, Shoqatës apo të grupimit që po shfaq interesin |
2. Deklarata sipas rastit nga IKTK, DRTK, ZAKPA dhe Muze që garanton monitorimin e aktivitetit gjatë gjithë periudhës kohore të kërkuar, si dhe garanton moscënimin e vlerave të pasurisë/pasurive kulturore |
2. Informacion grafik mbi detajet e zhvillimit të aktivitetit në territorin e pasurisë kulturore |
3. Shqyrtim / miratim nga këshillat kombëtarë vendimmarrës sipas rastit nga KKTKM |
3. Dokument që vërteton bashkëpunimin me institucione apo palë të treat (nëse ka): |
|
4. Detajet teknike në lidhje me mobilimin (pajisje, platforma etj.), shoqëruar me skica grafik (në rast se aktiviteti i propozuar parashikon struktura shtesë) |
|
5. Përshkrimi i kërkesës (titulli i aktivitetit, qëllimi dhe përshkrimi i aktivitetit, afatet kohore të zhvillimit të aktivitetit, numri i pjesëmarrësve) |
|
6. Autorizim për përfaqësuesin |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për miratim leje për Zhvillim Aktivitetesh Kulturore në pasuritë kulturore”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë;
- Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".
Sqarim: Në varësi të specifikës së kërkesës Ministria e kulturës rezervon të drejtën për të kërkuar informacione shtesë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitKërkesa për leje fotografike/filmime duhet të paraqitet 15 ditë pune para datës së kërkuar për fotografim/filmim.
Periudha e vlefshmërisëNë bazë të dispozitave të urdhrit të Ministrit
KostotNë bazë të kontratës
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al