Ky shërbim mundëson dërgimin e aplikimit për vendosje baneri, material reklamues, postera në hapësira të pasurive kulturore.
Baza ligjore:
- Neni 101 ligji 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim regjistrim biznesi nga QKB ose vendimin e regjistrimit në gjykatë (në rastin e subjekteve) |
1. Informacion grafik mbi detajet e fiksimit |
2. Marrje mendim / miratim paraprakisht sipas rastit nga IKTK, DRTK, ZAKPA dhe Muze |
2. Informacion grafik dhe teknik i pozicionimit të banerit/materialit reklamues/posterit në pasurinë kulturore |
3. Shqyrtim / miratim nga këshillat kombëtarë vendimmarrës sipas rastit nga: KKTKM |
3. Në rast se aktiviteti zhvillohet në bashkëpunim me institucione apo palë të treta, kërkesa të shoqërohet me dokumentacion që vërteton këtë bashkëpunim (akt-marrëveshje, kontrata, etj. sipas rastit) |
|
4.Të dhënat mbi përmbajtjen e banerit/materialit reklamues/posterit:
-të dhëna në lidhje me aktivitetin në kuadër të të cilit kërkohet vendosja e tij;
-afatet kohore që do të qëndrojë baneri/materiali reklamues/posteri. |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për miratim leje për vendosjen e materialeve informuese dhe reklamuese në pasuritë kulturore”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas plotësimit të dokumentacionit, aplikimi kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë;
- Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".
Sqarim: Kërkesa për leje për zhvillim aktiviteti duhet të paraqitet 15 ditë pune para datës së zhvillimit të aktivitetit.
Në varësi të specifikës së kërkesës Ministria e Kulturës rezervon të drejtën për të kërkuar informacione shtesë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit15 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëNë bazë të dispozitave të urdhrit të Ministrit
KostotNë bazë të kontratës
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al